Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e 10 parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate m[ tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

Ju pëlqen!

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. “Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” tha Zaev.

Lexo po ashtu:  I kritikoi se po flisnin shqip në kafene, shqiptarët në Greqi bëjnë për spital pronarin e lokalit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!