Lideri socialdemokrat Zoran Zaev sot pritet të dorëhiqet, duke i hapur rrugë Qeverisë teknike me mandate 3 mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit. 

Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar. Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare.

Ekonomisti 45-vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi biseda e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Ju pëlqen!

Zaev do të njihet si një nga kryeministrat e suksesshëm që mbylli kontestin dydekadësh të emrit me Greqinë, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Këto dy çështja të vështira, i hapën rrugë anëtarësimit të vendit në NATO.

Ky proces pritet që të përmbyllet gjatë muajve të ardhshëm. Por premtimet në hapjen e bisedimeve me BE-në nuk ishin të suksesshme për Zaevin dhe Qeverinë e tij. Në përputhje me procedurat kushtetuese dhe sipas marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria teknike, që do të thotë më 3 janar. Kryeministri teknik është propozuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së. Ndërsa opozita e VMRO-së do udhëheq me ministrinë e MPB. Ndërsa, Zaev do të jetë i fokusuar në strukturat partiake si lideri i LSDM, i cili do ti prijë fushatën për zgjedhjet e 12 prillit. /ina

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.