Kryeministri i Shqipërisë ka dalë me një fjalë për qytetarët me rastin e festave të fundvitit. 

Z. Rama ka folur në vetën e parë njëjës, ka renditur arritjet e pënumërta të qeverisë së tij. Madje ka deklaruar se nuk ka asnjë premtim të papërmbushur, me ndonjë përjashtim të vockël. 

Kryeministri ka sqaruar edhe se përse nuk ka gënjyer asnjëherë: sipas tij kjo ka qenë e panevojshme sepse me dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe partinë që drejton do fitonte edhe me çerekun e angazhimit. 

Ju pëlqen!

Për cilën kategori flet ky njeri? Është një pyetje që lind natyrshëm në një vend ku të paktën për këtë vit ankohen thuajse të gjithë. Ka qenë një vit i vështirë për shumë shqiptarë, individë dhe biznes. Por kjo nuk hyn në sytë e këtij njeriu që na drejtohej të gjithëve si “motra e vëllezër”. Një fjalë thotë se “kushëriri i varfër është i largët”, ndonëse z. Rama na siguroi se nuk ka punuar për para. Nuk është i varfër dhe as i pasur, pra e kemi tonin. 

Përtej shakasë është me të vërtetë shqetësuese nëse ky njeri i beson këto që thotë, nëse beson se po udhëheq popullin, i cili po e gjen rrugën drejt ikjes në masë të made.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.