Z.Edi Rama

Meqense ma rrite rytben tue ma përmend emnin, për njat letër qê e shkrova, për Teatrin Kombëtar, tue pasë qëllimin, që t’mos politizohet arti e artistët, tani du me t’thanë, m’harro mua, ashtu siç m’ka harrua miku yt Hashimi, dhe ndëgjoma fjalën, se pa pare e ke!
– Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë. Mos i plaçkit, se boll ke ba, e rueju se zullumi gjithmonë asht këputë prej s’trashi!
Besom se boll kanë vjedhë edhe miqtë tu, këtu n’Dardani, e s’u dihet si ka me u ardhë fundi!
– Mos e duej Çunin, lum zotnia, se nuk ka mbret qe e lidhë kaçakun, e unë nuk e dua as shterpë as me dy edha.

Dardani, 20.05.2020

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!