Marcelo është i gatshëm të ndryshojë skuadër këtë verë.

Media katalane ‘Sport’, shkruan se Marcelo pas disa viteve shërbim te Real Madrid, dëshiron të ndryshojë mjedis.

“Disa oferta janë në tryezë, dhe ai është i interesuar”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

31 vjeçari për disa vite ka luajtur në nivele të larta, duke u konsideruar si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, dhe në 13 sezone te Real Madrid, ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve.

E ardhmja e Marcelos mund të jetë larg La Ligas, kur për të po interesohen skuadra si PSG, Juventus, Milan dhe Arsenal.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...