Mesfushori i ekipi kombëtar të SHBA-së, Michael Bradley, e ka kritikuar presidentin Donald Trump, duke thënë se ai nuk e ka asnjë pikë morali në trupin e tij, përderisa i ka kritikuar edhe senatorët republikanë.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Ju pëlqen!

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka irrituar edhe më shumë protestuesit me deklaratat e tij që nga vrasja e Floyd. I fundit që doli kundër presidentit amerikan është mesfushori Bradley.

“Ne e kemi një president plotësisht bosh. Ai nuk e ka as edhe një pike morali në trupin e vet”, ka thënë Bradley.

“Nuk di si të jetë lider. Presidenti ynë s’është lider, as senatorët republikanë s’kanë lidhje me lidership. Ata thjesht kanë qëndruar mënjanë dhe kanë qenë bashkëfajtorë në gjithçka që Trump ka bërë në këto tre vjet e gjysmë”.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.