“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me në qendër njohjen PËRFUNDIMTARE reciproke, mbetet thelbësor për këtë”, këtë fjali të madhe, pas qëndrimeve racionale të diplomacisë pragmatike të Qeverisë Kurti, e tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, shkruan e pavarura MekuliPress

Këtë porosi të madhe e këtë garanci kolektive për kombin shqiptar, e tha z. Blinken në letrën e tij të urimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Ju pëlqen!

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me në qendër njohjen PËRFUNDIMTARE reciproke, mbetet thelbësor për këtë”. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, thuhet në letrën e z. Blinken.

Lexo po ashtu:  A po paralajmëron Xhafer Tahiri një parti të re me në krye Vjosa Osmanin?

Kosova, tha ai, “është miku, partneri dhe aleati ynë”.

Blinken, para letrës së urimit ndaj Kosovës, e uroi edhe Serbinë në Ditën e Shtetësisë së saj. Aty, ai e dha për fakt të kryer se “liderët do të bëjnë kompromise të vështira”, por se “përfitimet për popullin serb – dhe tërë rajonin – do të jenë të mëdha”.

“E mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e ShBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd”, shkroi z. Blinken.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!