Marka kineze e smartfonëve Xiaomi ka lënë pas Apple për herë të parë, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë. Pozicioni i ri erdhi falë rritjes së shitjeve në Amerikën Latine, Afrikë dhe Evropë, sipas shifrave të firmës kërkimore Canalys, të cilave u referohet South China Morning Post.

Kompania me bazë në Pekin ka tashmë 17% të tregut global dhe renditet e dyta pas Samsung, me 19%. Apple qëndron në vend të tretë me 14%, që ndiqet nga Oppo dhe Vivo, secila me 10% të tregut.

Suksesi i Xiaomit është falë tregjeve në rritje si ai i Amerikës Latine dhe Afrikës, ku gjiganti kinez u rrit përkatësisht me 300% dhe 150%.

Ju pëlqen!

Në pesëshen më të mirë bie në sy mungesa e Huaweit, marka më e madhe e smartfonëve në Kinë, e cila prej gati dy vitesh është subjekt i sanksioneve amerikane.

Pjesën më të madhe të suksesit për Xiaomin e mban shitja e aparatëve smartfon, mesatarisht 40-70% më lirë krahasuar me rivalë si Samsungu.

Kompania ka shënuar rritje të fitimeve gjatë tremujorit të parë të 2021. Gjatë kësaj kohe, fitimet u rritën me 260%, një shifër kjo që i vjen përshtat objektivit të kompanis për të shitur 200 milionë smartfonë në vit.

Rol në rritjen e Xiaomit ka pasur edhe vendimi i një gjykate rrethi në SHBA, e cila i riktheu mundësinë e shitjes së produkteve të saj brenda vendit. Vendimi i presidentit Trump në ditët e fundit të mandatit u rrëzua nga një gjykatë rrethi në maj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.