Presidenti kinez, Xi Jinping
 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje sot për rishikimin e rendit botëror sidomos në kontrollin hegjemonik të strukturave të qeverisjes globale. Duke folur në forumin vjetor Boao Forum për Azinë, Xi ka folur për vende që përpiqen të krijojnë barriera dhe ndasi të cilat sipas tij sjellin vetëm dëme.

“Bota do drejtësi, jo hegjemoni. Një vend i madh duhet të duket si i tillë duke dëshmuar se po merr më shumë përgjegjësi,” ka thënë presidenti kinez.

Agjencia “Reuters” vë në dukje se mesazhet e tij i adresohen SHBA, pasi kohët e fundit zyrtarët kinezë kanë kritikuar SHBA dhe hegjemoninë e tyre në tregti dhe gjeopolitikë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.