Romë, viti 1600. Në sheshin “Campo dei Fiori” pritet ekzekutimi i një të dënuari. Ai është një personazh i njohur, një heretik që me oratorinë e tij kishte pësuar 3 shkishërime, nga Katolicizmi në Luteranizëm, duke kaluar përmes Kalvinizmit.

Ai guxoi ta kundërshtojë filozofinë aristoteliane, që ishte aq shumë në modë në mendimin perëndimor, dhe të vinte në dyshim konceptin e Zotin, famullitarët e të cilit ishin duke u përgatitur tashmë që ta digjnin në turrën e druve. Për vite me radhë, Xhordano Bruno brodhi nëpër Evropë duke shpallur diçka profane përmes gojës së tij.

Dhe mëngjesin e 17 shkurtit, ai është atje përballë turmës me një gojëz që i bllokon gjuhën, në mënyrë që të mos shprehë dot fjalët e tij profane. Xhandarët e zhveshin, e tërheqin zvarrë mbi shtyllë dhe e lidhin. Turma brohoret në delir. Ajo e do atë shfaqje po aq sa Kisha kërkon vdekjen e heretikut.

Ju pëlqen!

Turrës së druve i vihet zjarri, dhe flakët e mbështjellin shumë shpejt trupin e Brunos, duke i dhënë fund ekzistencës së tij tokësore. E gjithë filozofia e Xhordano Brunos bazohet në dashurinë për njohjen e natyrës, e cila për filozofin nuk është askush tjetër veçse vetë Zoti. Për të, Zoti i Kishës është edhe “Mens Super Omnia”, pra mendja mbi gjithçka, edhe “Mens Insita Omnibus”, mendja e natyrshme në çdo gjë.

Në rastin e parë, Zoti është larg konceptimit njerëzor, dhe mund të jetë vetëm objekt besimi dhe nderimi. Por në rastin e dytë, ai është gjithashtu gjithçka që na rrethon. Nga kjo rrjedh se filozofia bruniane e konsideron njerëzimin, kozmosin dhe universin si shumë pjesë të vogla të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat nëse bashkohen, formojnë tërësinë e Zotit.

Por nëse Zoti është i pafundmë dhe i plotfuqishëm, si mund të ketë krijuar diçka të fundme?

Pikërisht këtu Bruno distancohet nga perceptimet aristoteliane, dhe pohon diçka revolucionare. Nuk është vetëm Toka, nuk ka vetëm një Diell. Dhe yjet që shohim në qiell nuk janë të vetmit yje që ekzistojnë.

Ka botë të pafundme, diej dhe yje të tjerë. Por duke u rikthyer te dualizmi i Zotit, Xhordano thotë që nëse pjesa e tij “Super Omnia” është mbi qenien njerëzore, kjo “omnia” e qenësishme mund të studiohet. Kjo e ngre studiuesin në nivelin e një studiuesi të pafundësisë.

Dhe kështu njeriu në kërkim të njohurive për përbërësin material të Zotit, përfundon të jetë vetë një imitues i Zotit.

Më pak fjalë, dëshira për të njohur natyrën është ajo që e shtyn qenien njerëzore t’i afrohet gjendjes hyjnore përmes arsyes. Në dritën e këtij shpjegimi të shkurtër të veçorive të spikatura të filozofisë së tij, është e lehtë të imagjinohet pse Xhordano Bruno u ekzekutua më 17 shkurt 1600.

Filipo Bruno, emri i tij i parë, lindi në Nola, në provincën e Napolit, në një datë të panjohur në vitin 1548, nga Xhovani Bruno dhe Frauliza Savolina. Që në fëmijëri shfaqi një etje të madhe për dije. Në moshën 14-vjeçare hyri në manastirin napolitan “San Domenico Maggiore”.

Aty mori edhe emrin Xhordano. Edhe pse nuk i interesonte shumë karriera kishtare, përfitoinga anëtarësimi i tij në atë urdhër për të gëzuar një status të privilegjuar. Gjatë viteve tëstudimit lexoi shumë libra, mendimet e çdo njeriu të mençur, të krishterë apo pagan qoftë, dhe në veçanti Erazmin e Roterdamit.

U bë prift në vitin 1572, dhe 3 vjet më vonë u diplomua për teologji. Por karakteri i tij e çonte shpesh në përplasje me vëllezërit e tij. Pikërisht gjatë një debati intelektual në vitin 1576, ai pati edhe telashet e tij të para me Zyrën e Shenjtë. Atë vit ai diskutoi mbi Arianizmin me fratin Agostino Da Montalçino, ku ngriti dyshime rreth pretendimeve heretike në lidhje me mohimin e Trinitetit.

Për Brunon nuk është edhe aq e gabuar të mendosh se Zoti nuk është në të njëjtën kohë Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Por Agustini nuk mendonte ashtu dhe e denoncoi menjëherë tek dominikanët, që nisën kundër tij një proces për blasfemi. Kështu nisi i pari nga pelegrinazhet e tij shumta nëpër Itali dhe Evropë.

Bruno arratiset nga Napoli dhe gjen strehë në Romë, në manastirin e Shën Mërisë. Por nga Napoli vjen shpejt lajmi se tekstet e ndaluara të Erazmit të Roterdamit janë gjetur në dhomën e tij. Ai heq veshjen si prift dhe shkon në Xhenova. I shkishëruar dhe i persekutuar nga Kisha, Bruno kalon 2 vite në Liguria, Piemonte, Veneto dhe Lombardi.

Në vitin 1579, shkon në Bergamo dhe prej andej mbërrin në Gjenevë të Zvicrës. Duke qenëmesi e periudhës së Kundër-Reformacionit, mbështet Kalvinizmit për të fituar një vend pune në universitet. Por konfliktohet ashpër me profesorin Antuan Dë la Faje, të cilin e diskrediton publikisht, dhe e kritikon për një përgatitje filozofike të dobët të pastorëve kalvinistë.

Autoritetet e arrestojnë me akuzën e shpifje, dhe më 27 gusht gjykohet, shkishërohet dhe detyrohet të tërheqë akuzat e tij. Bruno largohet prej andej, dhe shkon të japë mësim nëUniversitetin e Tuluzës në Francë, ku do të drejtojë katedrën e filozofisë. Atje vlerësohet për kujtesën e tij të jashtëzakonshme, të cilën e shfaq në shumë sfida me studentët dhe kolegët e tij.

Për 2 vite ai jeton pa probleme. Por konfliktet midis katolikëve dhe hygenotëve(protestantëve) mbërrijnë në qytet, ndaj vendos të transferohet në Paris për të qenë nën mbrojtjen e mbretit Henri III, admiruesit të tij të madh. Ai e emëron si lektor mbretëror, por luftërat e gjata fetare në Francë e bindën të shkonte në Angli në prillin e vitit 1583.

Dha në Oksford disa leksione mbi teoritë e Kopernikut, ndërsa në Londër shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme. Në vitin 1585 rikthehet në Francë, e cila nuk ishte më e njëjta. Për të ishte bërë një mjedis tepër armiqësor, ndaj një vit më vonë zhvendoset në Gjermani.

Pas dështimeve në Mainz dhe Marburg, arrin të nisë punë si profesor në Universitetin e Vitenbergut. Për 2 vitet që pasuan shkroi vepra dhe shprehu pa frikë idetë e tij, por më pas u transferua në Pragë të Çekisë, ku nuk u prit mirë. Ndaj u end sërish mes Gjermanisë dhe Zvicrës deri në vitin 1591. Kur ishte në Frankfurt mori një ftesë nga tregtari venecian Xhovani Mosenigo.

Ideja e kthimit në atdhe e joshi. Por Bruno nuk është budalla. Ai di që mund të përfundojë në duart e Inkuizicionit. Mendon se mund ta bindë Kishën se idetë e tij nuk kanë të bëjnë me herezinë. Ndaj shkon në Padova, por universiteti atje preferon të marrë në punë një kolegun e tij.

Ndaj kthehet në Venecia, në shtëpinë Mosenigos, të cilit i mëson sekretet e artit mnemonik.

Kaloi atje disa muaj dhe rreth datës 21 maj 1592, i komunikoi bamirësit se duhej të shkonte në Frankfurt për botimin e dy veprave të tij. Ka një hipotezë sipas së cilës Mosenigo e interpretoi lajmin si një justifikim nga filozofi për t’iu shmangur leksioneve të përditshme, që ia kishte premtuar në këmbim të mikpritjes.

Tregtari venecian u ofendua shumë nga ky gjest, dhe donte të hakmerrej. Ai e denoncoi Brunon si heretik tek Zyra e e Shenjtë. Gjyqi nisi në gjysmën e dytë të vitit 1592, por Bruno dinte të mbrohet. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i mohoi idetë e tij, por bëri disa sqarime. Jo çdo gjë që thoshte, është domosdoshmërisht në kundërshtim me doktrinën katolike, dhe të tijat janë vetëm argumente filozofike pa asnjë ambicie teologjike.

Ai nuk e mohon ekzistencën e Zotit. Përkundrazi, përpiqet ta vendosë atë në një kontekst më të gjerë dhe më të plotë. Ai i luan mirë “letrat” e tij, dhe u duk sikur gjyqi do të kthehej në favorin të tij. Por në janarin e vitit 1593, Inkuizicioni Romak kërkoi ekstradimin e tij, dhe venecianët ranë dakord.

Në Romë gjërat ndryshuan shumë, dhe në 7 vitet e gjata të marrjes në pyetje dhe ndoshtaedhe të torturës, filozofi ishte gati të hiqte dorë nga idetë të tij. Gjithsesi reziston, lufton, i mbron idetë e tij. Ndaj më 20 janar 1600, Papa urdhëron dhënien e dënimit.

Më 8 shkurt, inkuizitorët hyjnë në qelinë e tij, e gjunjëzojnë dhe i lexojnë dënimin me vdekje.

Por pikërisht kur jeta e tij është afër fundit, legjenda thotë se Bruno ngre kokën lart, sheh nësy të pranishmit dhe u thotë: Ndoshta ju dridheni më shumë në shqiptimin e kësaj fjalie sesa unë që e dëgjoj! Me ekzekutimin e tij, Bruno do të hyjë në histori si simboli i mendimit të lirë. / Vanilla Magazine /

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!