Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.

Elezi tha se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

Ju pëlqen!

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.

“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai për ABC News.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!