Futbollisti Xherdan Shaqiri vendos përfundimisht, kjo është skuadra e re e tij! Liverpool pranon ta shesë 30-vjeçarin te Lyon për 9.5 milionë funte.

Liverpool ka rënë dakord për një tarifë prej 9.5 milionë funte për shitjen e Xherdan Shaqirit te Lyon.

Reprezentuesit zviceran iu është dhënë leja për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me klubin francez me kushtet personale të dakorduara tashmë.

Ju pëlqen!

Shaqiri u paraqit 63 herë për Liverpoolin pas transferimit të tij (për 13.75 milionë funte) nga Stoke City në verën e vitit 2018.

Burime nga Anfield këmbëngulin se ata kanë qenë duke planifikuar largimin e Shaqirit gjatë 12 muajve të fundit.

Shaqiri me Lyonin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë lojtari më i paguar në klub me pagë mujore prej 350 mijë eurosh.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.