Zvicra ka eliminuar Francës në 1/8 e EURO 2020 pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa tani e pret një tjetër kundërshtar të fortë si Spanja në çerekfinale.

Yll shqiptar Xherdan Shaqiri është mjaft optimist edhe për ndeshjen me skuadrën e Luis Enriques.

Ai në konferencën për shtyp ka thënë se mund t’u shënojnë më shumë se një gol edhe skuadrave të mëdha.

Ju pëlqen!

“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona”.

“Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”.

“Unë mundohem të bëj më të mirën dhe jam i kënaqur me atë që dhashë ndaj Francës. Natyrisht që nuk shënova, por paraqitja nuk matet vetëm me gola e asistime”, ka thënë Shaqiri.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.