Një tjetër ngjarje e rëndë me sfond seksual është zbuluar kësaj here në Gjirokastër. Një vajzë e mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe, dyshohet të jetë përdhunuar nga një i afërm i familjes për një periudhë rreth 4-vjeçare. Denoncimi për abuzimin seksual të 16-vjeçares është bërë nga familjarët e saj, pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen tronditëse ditën e mërkurë. Pas kallëzimit në Polici, 53-vjeçari i identifikuar si Kabul Hunda, është arrestuar.

Ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të hemorragjisë për ditë të tëra, vajza ka vendosur t’i tregojë të vërtetën nënës së saj. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë.

Gruaja thotë gjatë një deklarate për mediat, se përgjatë këtyre viteve nuk e ka kuptuar që vajza e saj abuzohej seksualisht nga 53- vjeçari. Ajo theksoi se Kabul Hunda, i cili është xhaxhai i bashkëshortit të saj, kishte hyrje-dalje në shtëpinë e tyre. Mësohet se 53-vjeçari ishte kthyer pak kohë më parë nga Greqia pas vdekjes së të shoqes dhe jetonte vetëm, ndërsa ka një vajzë mbi 20 vjeçe. Të dyja familjet janë në gjendje të keqe ekonomike, ndërsa prindërit e vajzës janë me probleme shëndetësore.

Ju pëlqen!

Duke shfrytëzuar këto rrethana, dyshohet se 53-vjeçari ka krijuar lidhje intime me të miturën kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Shfrytëzimi seksual i së miturës është vënë re nga komuniteti ku ajo jetonte, por askush nuk ka bërë denoncim. Vajza u ka rrëfyer familjarëve të saj se abuzohej seksualisht nga xhaxhai i babait të saj që në moshën 12-vjeçare dhe për herë të parë kishin kryer marrëdhënie në banesën e Kabul Hundës.

Ditët e fundit 16-vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo ndodhet e shtruar në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rënduar fizke dhe psikologjike. Burime nga spitali pohojnë se ka pasur hemorragji të rëndë, gjë që ka rënduar gjendjen e saj shëndetësore. Fillimisht vajza u shtrua në reanimacionin e spitalit, shkruan Panorama.

Për shkak të nivelit shumë të ulët të hemoglobinës, vajza rrezikonte të humbte jetën. Fillimisht mjekët kanë dyshuar se vajza vuante nga leucemia, por nuk përjashtuan mundësinë e ndonjë aborti spontan që mund të jetë kryer në kushte shtëpie. Do të jenë analizat e mëtejshmi dhe raporti mjekoligjor ai që do të përcaktojë shkakun e saktë të shqetësimeve shëndetësore të adoleshentes. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të prindërve, ka qenë xhaxhai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në Policinë lokale.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 53-vjeçari i jepte herë pas here dhurata vajzës që kur ishte në moshën 12-vjeçare. Madje, sipas të dhënave, ai i kishte blerë edhe një telefon celular. Për shkak edhe të lidhjeve familjare, duket se 53-vjeçari ka përfituar nga afrimiteti i familjeve për të abuzuar me vajzën që në moshë fare të vogël. Aktualisht vajza po ndjek gjimnazin në qytezën e Libohovës.

Nëna rrëfen dramën e abuzimit të vajzës: Si e mora vesh lajmin

Nëna e 16-vjeçares së abuzuar në Libohovë rrëfen momentet dramatike kur ajo mori vesh atë çfarë i kishte ndodhur vajzës së saj prej disa vitesh pa kuptuar asgjë. Në gjendje të vështirë ekonomike, ajo shprehet se ishte vajza që i kishte rrëfyer gjithçka pas vitesh abuzimi. Kohët e fundit gjendja shëndetësore e vajzës është rënduar së tepërmi dhe ky ka qenë momenti kur ajo ka vendosur t’u rrëfejë prindërve atë çfarë kishte ndodhur me të për vite.

Po ju nuk kishit kuptuar gjë?

Fare.

Kush ua tregoi?

Vetë vajza.

Çfarë tha vajza?

Vajza tha që kështu kështu ma bëri. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.

Çfarë e ke këtë burrin?

Xhaxhanë e burrit, i ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di se si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo ishte e vogël, edhe unë dridhem tani. Vajza më tha vetëm dje, nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhanë e burrit dhe thashë se na përkrahte.

A shkonte vajza shpesh te xhaxhai i burrit?

Vinte ai për kafe.

Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Si është gjendja e vajzës?

Shyqyr Zotit tani është shumë mirë. Vajza do të më kishte vdekur, është e katërta ditë sot që vetëm qan.

Ju si ndiheni?

Unë nuk e dua jetën time fare, kemi shumë frikë, trembemi se do të marrim një opinion shumë të keq.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.