Faton Peci – shef i kabinetit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka thënë se deputeti Xhavit Ukaj ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese ndaj Kryetares së Kuvendit.

I pyetur rreth asaj që është raportuar nëpër media të shkruara “Ule gishtin se ta fus në b****”, në emisionin Info Magazine, PEci ka thënë se kjo është vetëm një pjesë e fjalëve fyese që Ukaj i ka përdorur ndaj Osmanit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Faton Pecit, shefit të kabinetit të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Ju pëlqen!

Peci në emisionin Info Magazine tha se Ukaj e kishte kërcënuar në mënyrë banale Osmanin.

Por, deputeti i LDK-së i ka mohuar pretendimet e tilla.

Ukaj tha se ngjarja vërtetohet duke i parë videot e Kuvendit.

“Deklarata ime është kjo: Që nuk është e vërtetë deklarata e z.Peci , e gjithë ngjarja vërtetohet me videot e Kuvendit. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe do të vërtetohet ajo që kam deklaruar më herët dhe po e përsërisë prapë që nuk e kam fyer në asnjë rast të vetëm “New Sheriff” e lëre më me e kërcënuar, vetëm kam kërkuar sqarim së përse ajo në çdo seancë sulmon dhe nuk u jep të drejtë deputetëve të LDK-së, dhe për çfarë arsye kërkon të më largojë nga seanca me atë lloj gjuhe që më është drejtuar”.

Lexo po ashtu:  Publikohet xhirimi kur droni turk shkatërron sistemin kundërajror Pantsir S-1

“Ajo ne krye te kuvendit është me propozim dhe votat e deputeve te LDK-se, ndersa tani ne cdo here kundër LDK-së. Faleminderit per konsideraten dhe pune te mbarë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!