Skuadra e Arsenalit sot ka bërë të ditur gjendjen e futbollistëve pas kthimit të tyre me Kombëtaret.
Kështu, me tu kthyer nga ndeshjet me Zvicrën, Granit Xhaka nuk u pa në stërvitje me klubin e Arsenalit, kjo pasi klubi thotë se ai është i lënduar dhe në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit.
“Graniti nuk ndihej mirë në mëngjes dhe e humbi stërvitjen e sotme”, tha klubi.
Ju pëlqen!
“Gjendja e Granitit do të adresohet edhe njëherë para ndeshjes të së shtunës”, deklaroi Arsenali në uebfaqen e tyre.
“Ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për selektim”, përfundoi Arsenal.
Kujtojmë se nesër Arsenali e pret Liverpooli në shtëpi me fillim nga ora 21:00.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.