Projekti i Drejtësisë Botërore, këtë vit ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter.

Sipas WJP, Kosova po ashtu ka zënë vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

Ju pëlqen!

“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP) është një organizatë e pavarur, multidisiplinare që punon në krijimin e njohurive, ndërgjegjësimin dhe stimulimin e veprimeve për të avancuar sundimin e ligjit në mbarë botën.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!