Oscar Academy: Will Smith është i përjashtuar nga ceremonitë e Oscar-it për dhjetë vjet, keshtu raporton Reuters, përcjell MekuliPress. Ky vendim u morr sot vonë pasi ai përdori dhunën primitive ndaj Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti. Kjo pasi komiku i njohur bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Si rezultat i vendimit të bordit, Smith ka lëshuar gjithashtu një deklaratë:

– E pranoj dhe e respektoj vendimin e akademisë, tha shkurt ai menjëherë pas shpalljes së akademisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.