Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka treguar se trajneri Jurgen Klopp vazhdon t’i dërgojë atij video.

Liverpooli arriti të fitojë Ligën e Kampionëve ne sezonin e fundit duke mposhtur Tottenhamin në finale me rezultat 2-0.

Ky triumf ishte më se meritor për Reds, pasi edhe një sezon më herët ishin në finale, ku u mposhtën nga Real Madridi.

Wijnaldum ka treguar një prapaskenë interesante mes tij dhe trajnerit gjerman, Klopp, në lidhje me finalet e Ligës së Kampionëve.

Holandezi ka treguar se Klopp ende i dërgon video të finales për t’i treguar progresin e mirë brenda vitit.

Wijnaldum ishte njëri nga më meritorët në suksesin e Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ai më dërgoi një video gjatë verës!”, ka thënë fillimisht Wijnaldum duke qeshur.

“Ishte një video që filloi ku humbëm finalen në Kiev, dhe kjo tregonte përparimin tonë nga ajo finale”.

“Ishte mirë të shikoje dhe të mbani mend të gjitha ato momente dhe ato ndeshje”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]