Joshua do të mbrojë titujt e IBF, WBA, dhe WBO kundër Miller, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’.

Britaniku nuk është shfaqur në ring që nga viti 2017, muaji shtator, kur triumfoi ndaj Alexander Povetkin, por tani është afër debutimit në ShBA.

Sipas Whyte, Miller mund ta befasojë Joshuan, por duhet të pres që këtë ta bëjë në raundet e fundit.

“Nuk do të isha i befasuar nëse Miller e mposhtë Joshuan” ka thënë Whyte për “Sky Sports”.

“Miller duhet të qëndrojë deri në raundet e fundit të ndeshjes, në mënyrë që ta befasojë britanikun” ka thënë tutje boksieri britanik.

“Nuk do të isha i shokuar. Nuk do të isha i surprizuar nëse Miller e mposhtë atë” ka thënë ndër të tjerash Whyte.

Miller është i pamposhtur në karrierën e tij, duke fituar në 23 ndeshje dhe duke barazuar në një tjetër, por akoma nuk është përballur me boksierë të nivelit të AJ. 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]