West Ham ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 3-2, në një ndeshje ku kishte rikthime në rezultat.

Ndeshja ishte interesante pasi në minutën e 34-të vendasve iu anulua një gol vetëm pas rishikimit të VAR që mori tre minuta.

Chelsea kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me Willian, që shënoi nga pika e bardhë.

Ju pëlqen!

Por West Ham në kohën shtesë i barazoi shifrat me Tomas Soucek (1-1), për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

Me të filluar pjesa e dytë pjesa e dytë çekanët morën epërsinë me golin e Michail Antonios që shënoi nga afërsia (2-1).

Por Willian i disponuar për lojë, barazoi rezultatin në 2-2 pas një goditje dënimi të realizuar bukur.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras në skenë doli Andriy Yarmolenko që shënoi për 3-2.

Chelsea mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, dy më shumë se Manchester United dhe Wolves që mbajnë vendet pesë dhe gjashtë.

West Ham me këtë fitore është ngritur në renditje ku në vendin e 16-të ka 32 pikë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!