Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, i cili edhe një herë ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Pas takimit Thaçi edhe një herë ka falënderuar ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën.

“Edhe një herë faleminderit shumë ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën. Nganjëherë është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë, por gjithmonë këto kritika kanë qenë të mirëseardhura për t’u përmirësuar edhe unë madje personalisht që edhe kur na ka kritikuar e kemi dashur, e kemi respektuar punën dhe angazhimin e Walker, sepse dëshiron që ta sheh Kosovën sa më shpejt përpara dhe të jetë e konsoliduar”, tha Thaçi.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kurse, ambasadori Walker edhe një herë ka përsëritur se sa më shpejt duhet të formohen institucionet.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së tha se është krenar për Kosovën e sotme.

***

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...