Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova në të ardhmen do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo për shkak se ai do ta njohë Kosovën por për shkak se nuk ka kaluar zgjidhja që ai ofron, pa specifikuar për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Politikologu serb Boban Stojanoviq tregon se pas shtatë vjetësh në pushtet, në kuadër të së cilës Vuçiq bisedoi për Kosovën, nuk mund të sheh se kush tjetër mund të jetë përgjegjës në qoftë se Kosova në të ardhmen e merr sovranitetin e fituar mbi gjithë territorin, në qoftë se ai nuk e bën.

Ai beson se deklarata e lartpërmendur e Vuçiqit mund të jetë një shpallje dhe përgatitje e një terreni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Stojanoviq shpjegon se kjo nuk do të thotë që presidenti serb do të nënshkruajë aktin, por kjo do të bëhet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Për shtatë vitet e fundit nuk e dimë se çfarë po bëhet në negociata dhe cili është pozicioni i Serbisë, dhe tani rezulton se qytetarët refuzuan diçka që nuk e dininse ishte pozicioni ynë negociues. Më duket se Vuçiq tani po përpiqet të “lahet” në një farë mënyre”.

“Në këtë moment çështja e ndarjes është lënë mënjanë, prandaj më duket se kjo është një përgatitje për marrëveshjen e detyrueshme ligjore, e cila po pritet për disa vjet – thotë Stojanoviq.

Petar Miletiq, anëtar i Presidencës së Lëvizjes së Lirë të Qytetarëve (PSG), vlerëson se ka shumë paqartësi në deklaratën e përmendur të presidentit Vuçiq. Para së gjithash, ai pyet nga kush Kosova do të njihet dhe nëse do të dijë se Serbia do ta bëjë atë nën autoritetin e tij.

Kujtojmë se kreu i shtetit serb në TV Pink kishte thënë se “ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madhe të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës që janë nisur nga agjenci të ndryshme të nga vende të ndryshme”. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress