Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka deklaruar se në Serbi, kryetarët e 11 komunave janë të kombësive të ndryshme dhe se shteti serb nuk po krijon një Asociacion, ashtu siç po ia kërkon ai Kosovës.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka argumentuar z. Kurti.

Ju pëlqen!

Ndaj kësaj deklarate largëpamëse dhe shumë të drejtë ka reaguar despoti serb, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se kryeministri kosovar nuk ka çfarë të diskutojë për shtetin serb, pasi nuk është e njëjta gjë.

“Kurti dëshiron të identifikojë statusin shtetëror-juridik të Serbisë dhe të asaj që ai e quan Republikë të Kosovës, por ne jemi duke biseduar pikërisht pasi nuk është e njëjta gjë. Ai nuk ka çfarë të diskutojë për Serbinë qendrore, ne kemi një temë që po diskutojmë dhe kjo është e vetmja temë në tavolinë”.

Lexo po ashtu:  Reagim i drejtë i Presidencës: “Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës"

“Por, kur dikush mendon se ka të drejtë të bëhet arrogant, sepse ka shefat e mëdhenj dhe të fuqishëm. Këto nuk ndezin tek unë dhe me asnjë tjetër që është serioz në punën e vetë”, ka thënë Vuçiq.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!