Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Krahas fotos, Vuçiq shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve.

“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Aleksandër Vuçiq në Instagram.