Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po tenton ta paraqes të fortë e energjike protestën e serbëve në Jarinje e Bërnjak.

Vuçiq përmes llogarisë së tij në Instagram, thotë se Serbia është me popullin e Jarinjës e Bërnjakut.

Ai mes tjerash thotë se gjithçka që kanë, e kanë arritur duke luftuar.

Ju pëlqen!

”Gjithçka që kemi, gjithë përparimin që kemi bërë, e kemi sepse luftuam, sepse treguam se kemi energji, dije dhe besim në vete. Faleminderit popullit për mbështetjen në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju!”, ka shkruar ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.