Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit, i cili mori vendim për heqje të pjesshme të taksës 100 %, fillimisht për produktet bazë që importon Kosova nga Serbia.

Vuçiq thotë se në mënyrë taktike Kurti e ka marrë një vendim të tillë para nisjes në Washington.

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke thënë se vendimi i tij është një përpjekje për mashtrim.

Ju pëlqen!

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se Richard Grenell ka plotësisht të drejtë kur e kundërshton një vendim të tillë të Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Përveç tjerash Vuçiq i ka bërë edhe një pyetje Kurtit rreth asaj se kush e ka këshilluar që ta marrë një vendim të tillë.

“ A ishte ide e jotja, apo dikush të ndihmoi?”, ka pyetur Vuçiq.

Vendimi i Kurtit për heqje të pjesshme të taksës është mirëpritur nga BE’ja ndërkohë u kundërshtua nga emisari i Trump për dialogun.

Lexo po ashtu:  Profil Wadephul/ Njeriu pranë Merkel që po kërcënon Edi Ramën
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!