Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është përgjigjur të mërkurën në pyetjet e qytetarëve përmes llogarisë së tij në Facebook – Ardhmëria e Serbisë, ku ka pasur pyetje nga më të ndryshmet nga problemet personale deri tek çështjet kombëtare si Kisha, Kosova etj, shkruan “Novosti”.

Në pyetjen se kur Serbia mund të pres të bëhet anëtare me drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe çfarë kritere duhet përmbushur për të arritur këtë synim, Vuçiq theksoi se ka shumë punë e detyra për të kryer.

Vuçiq theksoi se “para bashkëngjitjes në BE, ne kemi ende shumë gjëra për të bërë , ndërsa hapja e kufijve me fqinjët është ndër detyrat e para që duhet kryer.

Ju pëlqen!

“Mendoj se rruga evropian, është rruga jonë më e rëndësishme, por të presim çka do të na sjell metodologjia e re e BE-së për bashkëngjitje. Thelbësore para së gjithave është hapja e kufirit, së pari ndaj Ballkanit perëndimor ndërsa pastaj edhe ndaj Bashkimit Evropian. Kur do të ju them se kur do bashkëngjitmi BE-së, do më duhej të ju them se do të njohim Kosovën” ka nënvizuar ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!