Mediat serbe shkruajnë se Ivica Daçiç pritet të zëvendësohet në detyrën e ministrit të Jashtëm, nga Marko Gjuriç, kreu i Zyrës për Kosovën. Lajmi raportohet nga gazeta Vecernje Novosti, sipas të cilës një sinjal për këtë ishte prezenca e Gjuriç në delegacionin serb në Uashington dhe Bruksel.

Gazeta në fjalë e vendos këtë ndryshim në kontekstin e krijimit të qeverisë së re që do të pajtojë disa parti, mes të cilave edhe partinë e Daçiç. Prej disa kohësh tashmë, ky i fundit ka humbur vizibilitetin publik që e kishte prej shumë kohësh në çështjet e politikës së jashtme.

Gjuriç është një person pa autoritet politik në Serbi dhe është një njeri i bindur i presidentit Vuçiç, ndonëse ka disa të dhëna me vlerë nga familja si fakti që rrjedh nga prindër intelektualë dhe një baba që ka qenë profesor i njohur, fakti se është gjysmë hebre dhe se ka lidhje gjaku trashëgimie me Nikolla Pashiç.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.