Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic takohet sot me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” në kuadrin e konsultimeve për formimin e qeverisë së re.

Takimi mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median, e cituar nga Tanjug. “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitoi tre mandate në zgjedhjet serbe të 21 qershorit.

Lugina e Preshevës për herë të parë u përfaqësua me një listë të përbashkët elektorale, një bashkim ky që u arritur edhe falë ndërmjetësimin të Tiranës me mbështetjen e Prishtinës. Mandatin e deputetit e siguruan kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri, të cilët do të jenë të vetmit ligjvënës shqiptarë në parlamentin e Serbisë. Shumë parti opozitarë I bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit. Ata e akuzuan Vuçiçin për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe per kufizime në lirinë e zgjedhjes. Vetë Vuçiçi nuk kandidoi për parlamentin, por e mbizotëroi të gjithë fushatën e partisë së tij.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!