Përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi beson se përmes dialogut do të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por se ai kurrë nuk do të pranojë poshtërimin. Në sesionin e 75-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u mbajt virtualisht me fjalime të regjistruara, Vuçiç ngulmoi se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të jenë “poshtëruese dhe të papranueshme” për Serbinë.

“Ne besojmë se pas një dialogu të gjatë dhe të vështirë, mund të arrihet një zgjidhje, por sigurohuni që Serbia kurrë nuk do të pranojë poshtërimin. Asgjë nuk është e pranueshme për ne përveçse një kompromisi me të cilin të dy palët duhet të jenë njësoj të kënaqur ose të pakënaqur,” tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb, vlerësoi se hapi i parë është rifillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, pas 20 muajsh ngecje, por ai gjithashtu përshkroi nënshkrimin e fundit të marrëveshjes së Uashingtonit midis Serbisë dhe Kosovës mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, si një hap i madh përpara. Po ashtu Aleksandër Vuçiç tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet përparësia e politikës së jashtme të Serbisë, por se ai nuk përjashton thellimin e bashkëpunimit me vendet e tjera.

Ju pëlqen!

“Ne ushqejmë marrëdhënie partneriteti me vendet perëndimore, përfshirë bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv me Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për marrëdhëniet e jashtëzakonshme me Rusinë dhe Kinën. Siç mund ta shihni, ne nuk e fshehim atë, ne jemi krenarë për miqësitë tona,” deklaroi Vuçiç.

Presidenti Vuçiç shtoi se pika themelore e fillimit të politikës së jashtme të Serbisë është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal. Ai shpjegoi se vendimi për krijimin e “korridoreve të gjelbëra” në rajon ishte i dobishëm dhe se ai mundësoi transportin e papenguar të ndihmës gjatë pandemisë Covid-19.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.