Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronabirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve dhe pastaj CoVid-19

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç pas një takimi me ambasadorë të BE-së. Jo vetëm kaq, por Vuçiç ka shtuar se Serbia i ka ofruar asistencë edhe BE-së.

Ne kemi ofruar mbështetjen tonë dhe përderisa kemi më shumë pajisje mbrojtëse madje edhe disa respiratorë ne mund t’i dorëzojmë ndonjë vendi anëtar të BE-së brenda 12 orëve nëse do të ketë nevojë, shtoi ai.

Ju pëlqen!

Lidhur me politikën e zgjerimit ai ka deklaruar se Serbia mbetet e përkushtuar në integrimin europian dhe se ajo kërkon një proces transparent. Madje sipas Vuçiç, Bashkimi Europian mbetetet destinacioni i dëshiruar i Serbisë.

Ky është një qëndrim 180 gradë i ndryshëm në krahasim me rreth një muaj më parë kur në fillimet e epidemisë, Vuçiç u shfaq i nervozuar dhe i frikësuar për shkak të refuzimit që BE-ja i kishte bërë kërkesës serbe për pajisje mjekësore, veçanërisht respiratorë. Presidenti serb deklaroi atëherë se Serbia do të shohë nga Kina dhe Rusia, që kanë qenë përherë pranë saj. Sot kjo qasje ka ndryshuar për arsye që në Ballkan kuptohen lehtë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!