Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, priti sot punëtorët shëndetësor e spitaleve serbe që përballen me Covid-19 e nuk e humbi rastin që të përgjigjet para gazetarëve për komentet e mbrëmshme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ëndërron të bashkojë Kosovës tre komunat në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarë Kosovës

Presidenti kosovar Hashm Thaçi mbrëmë kishte thënë se ëndërron se të bashkojë Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën Kosovës, e Vucic u përgjigj.

“Sa i përket ëndrrave nuk jam mjek dhe nuk më interesojnë ëndrrat, të kujtdo, le të mbetet në ëndrra” tha Vucic.

Ju pëlqen!

Më pas ai mohoi edhe pretendimet se kishte pranuar ofertë për këmbimin e 17 fshatrave në veri të Kosovës për Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën.

“Kurrë nuk më është thënë diçka e tillë, dhe është e pamundur të mendoni ashtu. Këto ide janë tërësisht pakuptim”.

Ai u pyet edhe për ndikimin e lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara për të cilat ai tha se ju kushtuan serbëve shumë.

“Asnjëherë nuk nënvlerësoj nismat e shqiptarëve, bëhet fjalë për një faktor serioz në bregun lindor, në New York dhe Washington ne na ka kushtuar më shumë se lidhja e tretë e Prizrenit e formuar në Amerika sesa dy të parat. Unë nuk mendoj se Trump është në anën tonë, por nuk mendoj se është njeri që nuk do të na dëgjoj” tha Vucic.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!