Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka deklaruar se rajoni ka përpara një ndër periudhat më të errëta dhe të vështira, edhe më të vështira sesa ato të viteve ’90. Duke folur në Shtëpin ë Oficerëve në Beograd me rastin e ekspozimit të një serie librash të Milorad Ekmeçiç, presidenti serb Vuçiç madje ka folur për një betejë të luftës së dytë botërore në mes të nazistëve dhe forcave ruse në qytetin e Stalingradit.

Druhem se Beteja e Stalingradit do të vijë shumë më shpejt sesa presim se çfarë do të dalë prej saj, ka thënë ai.

Nuk është e qartë se çfarë lloj beteje i referohet Vuçiç, por presidenti serb ka disa kohë që flet për luftë dhe pozicion shumë të vështirë të Serbisë.