Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka shkuar në Paris të Francës për t’u takuar me presidentin Emanuel Macron, ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por nuk pranon ultimatum.

Ai thë se nëse Kosova dëshiron që Serbia t’ia njohim kushtetutën, njohjen reciproke, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, shtetet e BE’së ta njohin Kosovën, kjo është e pakuptimtë.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shkruajtën me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në OKB, që vendet e tjera të BE-së ta njohin Kosovën, dhe vetëm atëherë ata do të merren me të zhdukurit dhe çështjen e dëmit. Nëse kjo është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, thotë Vuçiq.

Ai thekson se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo ultimatum në kërkesat e tyre.

“Unë jam mirënjohës për angazhimin evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, – ka thënë Vuçiç live për Pink nga Parisi.

Kur u pyet nga gazetarët, Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania ishin të sakta, por se duhet të kihet parasysh se ata njohën pavarësinë e Kosovës.

“Gjermania dhe Franca e kuptojnë pozicionin tonë, Merkel dhe Macron janë politikanë me përvojë dhe ata e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ne nuk ishim të ekspozuar ndaj presionit nga ata të dy dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha ultimatumeve në një mënyrë të guximshme. Unë mendoj se Macron dhe Merkel e kuptuan këtë. Në çdo rast, ne duhet të mësojmë të flasim me ata që nuk jetojnë në realitet”, – u tha presidenti Vucic gazetarëve.