“Pa guximin dhe vendosmërinë e kryeministrit të Shqipërisë nuk do kishte “Ballkan të hapur”. Kështu ka thënë Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët të liderve të gadishullit në samitin e Ohrit, duke shtuar: “Një falenderim për Edi Ramën”.

Gjatë fjalës së tij në samit Rama theksoi avantazhet e projektit Open Balkan, duke përmendur lirinë për tregtinë e drithërave dhe energjisë në këtë kohë krize dhe për shumfishimin e numrit të turistëve.

Ai doli hapur kundër idesë së Kosovës se njëherë Serbia duhet ta njohë atë, e pastaj të flitet për lirinë e lëvizjes së mallrave, njerëzve dhe kapitaleve.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.