Njeriu që ndikoi në rrëzimin e Albin Kurtit, Richard Grenell, rishfaqet në Ballkan si mik i serbëve. Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiç do ti japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, bën me dije media pranë regjimit të Beogradit “Novosti”.

Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç.

Ju pëlqen!

Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor. Ai u angazhua në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur Albin Kurti udhëhiqte me qeverinë e tij të parë dhe u përfshi në përmbysjen e saj me ndihmën e ish presidentit Thaçi (PDK) dhe ish liderëve të LDK-së Mustafa e Hoti.

Lexo po ashtu:  Virologu që zbuloi ebolën: Pandemia sapo ka filluar
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!