Ilaçet pa recetë që përmbajnë kafeinë mund të jenë efektive në largimin e disa dhimbjeve të kokës. Por, konsumimi i një sasie të madhe pijesh të kafeinuara, mund të shkaktojë dhimbje koke në disa persona që vuajnë nga migrena, sipas një studimi të publikuar në revistën “ Revista Amerikane e Mjekësisë”.

Në studim u përfshinë pothuajse 100 persona me migrenë që vuanin nga më pak se 15 dhimbje koke në muaj. Për 6 javë, studiuesit regjistruan kohën dhe karakteristikat e secilës nga migrenat që pjesmarrësit përjetuan, dhe pijet e kafeinuara që ata konsumuan.

Më pas, ata zbuluan një lidhje mes konsumimit më të lartë të pijeve të konsumuara ( tre ose më shumë porcione) dhe gjasat që pjesmarrësit kishin për të përjetuar një migrenë në të njëjtën ditë. Konsumimi i një – dy pijeve të kafeinuara nuk lidhej me një risk më të lartë për dhimbje të kokës.

Ju pëlqen!

Një porcion konsistonte në 180 – 240 ml për kafe dhe çaj, 355 ml për pijet me gaz dhe 60 ml për pijet energjike. Studiuesit nuk mblodhën informacion për kafeinën në ushqime si çokollata, por shtuan se ushqimet përmbajnë sasi shumë më të vogla kafeine krahasuar me pijet.

Migrenat mund të shkaktohen nga shumë faktorë, si stresi, mosngrënia e vakteve të ushqimit, gjumi jo i mirë dhe lagështira. Ndërsa ky studim vetëm tregoi një lidhje, limitimi i pijeve me përmbajtje kafeine mund të ofrojë një mënyrë tjetër për reduktimin e shpeshtësisë së dhimbjeve të kokës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.