Mes privilegjeve, kurave e joshjes nga ushqimet. Kështu e kalon izolimin Eden Hazard. Fantazisti i Real Madrid ka folur me tv belg RTBF tregon si po e përjeton këtë moment. Lojtari i merengues është dëmtuar që nga 22 shkurti e praktikisht sezoni i tij ishte mbyllur për shkak të dëmtimit në kaviljen e djathtë.

Pak muaj më parë, Hazard kishte pranuar se kur mbërriti në Madrid nga Chelsea, kishte një mbipeshë të konsiderueshme, e tani është kthyer sërisht tek i njëjti argument: “Mundohem të mos shkoj në dollap për të marrë ëmbëlsirat, por tema e dietës për mua është e komplikuar. Mundohem të mos ha shumë, por nuk është e lehtë. Sidoqoftë ndjek me kujdes programin që më jep fizioterapisti”.

Hazard ka treguar edhe për mjekimet dhe fizioterapinë: “Bëj atë që mundem këtu në shtëpi, përpiqem të forcoj kaviljen”. Në lidhje me koronavirus ka qenë i drejtpërdrejtë. “Unë nuk kam frikë të infektohem nga koronavirus, por mbi të gjitha kam frikë se mund ta transmetoj. Unë do kurohesha, ndërsa ka njerëz që mund ta pësonin më keq. Ne jemi të privilegjuar: kemi një kopësht, luajmë aty e fëmijët mund të dalin e pastaj ndjekin shkollën përmes internet. Ka njerëz që janë shumë më keq, nuk mund të ankohemi”. Madrid ishte skuadra e parë e Liga që u fut në karantinë për pozitivitetin e lojtarit të basketbollit Trey Thompkins.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!