Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit. Gerasdorf ndodhet 20 km larg kryeqytetit Vienë ndërsa për ngjarjen forcat speciale kanë arrestuar një tjetër qytetar rus Linz.

Mediat vendase thonin se si viktima dhe i dyshuari ishin qytetarë nga Çeçenia, ndërsa viktima sipas tyre është opinionisti çeçen Mamihan Umarov, i cili ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësin rajonal Ramzan Kadyrov në kanalin e tij të rrjetit Youtube “Anzor from Vienna”, në gjuhën çeçene.

Umarov e quante veten në rrjetin “punonjës të ministrisë së sigurisë të Republikës së Ichkeria” dhe fliste për përfshirjen e forcave speciale ruse në gjurmimin e emigrantëve politikë dhe separatistëve çeçenë në Evropë.

Në Ukrainë, Mamihan Umarov ka qenë dëshmitar i vrasjes së ushtarakes vullnetare çeçene Amina Okuyeva, dhe dëshmia e tij ndihmoi në ngritjen e akuzave kundër organizatorit të mundshëm të saj Salah Delimbekovich Humaidov.