Gazetari grek Jorgos Karaivaz është vrarë sot me armë zjarri në pjesën jugore të Athinës – përkatësisht në Alimos.

Sipas raporteve preliminare, ai po kthehej në shtëpi kur u godit nga të paktën gjashtë plumba në sulmin e planifikuar më parë.

Karaivaz, gazetar me përvojë dhe i njohur që raportonte për krimin, po kthehej nga puna ku kishte mbajtur emisionin e tij të përditshëm në televizionin Star, ku vrasësit i dolën para dhe e vranë me revole me silenciator.

Ju pëlqen!

Ai është gjetur i vdekur pranë veturës së tij të parkuar në afërsi të apartamentit të tij. Policia ka filluar hetimet dhe është vënë pas autorëve të krimit që ishin me një motoçikletë.

E kjo vrasje ka qenë shok për Greqinë, në veçanti për gazetarët – shumë besojnë se hulumtimet e tij për krimin kanë të bëjnë me vrasjen e tij.

Lexo po ashtu:  Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!