Pas disa orësh pasigurie, qeveria iraniane konfirmoi se një shkencëtar shumë i rëndësishëm i lidhur me programin bërthamor iranian u vra në veri të vendit. Mohsen Fakhrizadeh ishte drejtori i përgjithshëm i programit “Amad” (Shpresë), një program që sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe amerikane është i lidhur me studimet që Irani vijon të zhvillojë në fshehtësi për të zhvilluar bombën atomike. Programi është një lloj studimi i fizibilitetit për të kuptuar se cilat procedura duhet të ndiqen për ndërtimin e ndonjë bombe bërthamore për Republikën Islamike. Sipas inspektorëve të IAEA, programi Amad u përmbyll në 2000, por gjithmonë ka pasur shumë pasiguri rreth kompleksit të aktiviteteve bërthamore në Iran.

Lajmi fillimisht qarkulloi në Tuiter në mëngjes dhe më pas u ribotua nga agjencia Tasnim, shumë e besueshme. Më pas erdhi konfirmimi i qeverisë iraniane që akuzoi Izraelin.

“Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot. Kjo është poshtërsi me indikacione të rënda për rolin e Izraelit. Irani i kërkon bashkësisë ndërkombëtare, dhe posaçërisht Bashkimit Evropian, t’u japë fund standardeve të tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojë këtë akt të terrorizmit shtetëror”, u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ju pëlqen!

Sipas mediave izraelite, Fahrizadeh mori pjesë në programin sekret bërthamor iranian dhe i mbijetoi një bombardimi në Mosad disa vjet më parë. Izraeli më parë e konsideronte atë si kreun e programit bërthamor ushtarak iranian. Konfirmimi i vdekjes së shkencëtarit erdhi nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit. Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të ministrisë thuhet se “terroristët” sulmuan një automjet me të cilin udhëtonte i shoqëruar. Gjatë një përplasje midis truprojeve dhe sulmuesve, shkencëtari u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku ndërroi jetë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.