Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona, të cilat dyshohet se janë autorët e vrasjes makabre të gazetarit Jamal Khashoggi, një vit më parë.

Khashoggi ishte një ndër kritikët e fortë të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u vra në mënyrë të tmerrshme brenda Konsullatës së Mbretërisë Arabe, në qytetin turk të Stambollit, nga një ekip agjentësh sauditë, të cilët më pas i copëtuan trupin, duke ia futur në valixhe.

Prokurori publik në Arabinë Saudite tha se 11 persona janë akuzuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.