22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë janë verifikuar deri tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur Arbnor Mjeku nga organizata “Germin”. Në KTV, ai ka thënë se në këto zarfe kanë qenë 38 mijë e 25 fletëvotime, prej të cilave 11 mijë e 71 janë refuzuar.

Në përgjithësi, KQZ-ja ka pranuar mbi 43 mijë pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në përqindje, i bie që rreth 30 për qind e votave nga jashtë po refuzohen nga KQZ-ja. Arsyet kryesore për refuzim të votave, sipas Mjekut, janë votimet grupore me mbiemra të ndryshëm.

Ju pëlqen!

Ai ka shtuar se pret që deri në fillim të javës tjetër të përfundojë verifikimi i këtyre votave.

Pa u numëruar votat nga jashtë dhe ato me kusht, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 47 për qind të votave. Pas saj vjen PDK-ja me 17 për qind, LDK-ja me 13 e AAK-ja 7.4. Në rinumërim kanë shkuar rreth 500 vendvotime.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!