EPRS / DG EXPO Experts Workshop ' EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership '
 

Viola von Cramon gjatë intervistës në emisionin “Desku” ka thënë bisedat për këmbim territoresh gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, nuk duhet të vijnë në shprehje dhe se një gjë e tillë do të hapte kutinë e Pandorës.

“Nuk kemi nevojë për këtë, nuk dua kufij të rinj etnikë. Kjo nuk do t’i ndihmoj askujt. Kam qenë në Kosovë tri herë. Është shtet shumetnik. Kushtetuta e parasheh. Janë ulëset e garantuara në Kuvend. Ky është aset i madh dhe sinqerisht, këmbimi i territoreve do t’i detyrojë shumë njerëz që ta braktisin tokën e vet…. P.sh., njerëzit në Graçanicë do të jenë nën trysni të shkojnë tjetërkund, dhe kjo do të shkaktojë shumë telashe”, ka shtuar ajo. Këmbimi i territoreve është temë që madje as do e diskutonim me këdo. Këtu s’ka fitues në fund. Për këtë arsye njerëzit i frikësohen kaq shumë kësaj çështjeje në Kosovë, dhe ne duhet ta respektojmë këtë ndjenjë”.

Ajo ka thënë se njerëzit në Kosovë janë të lodhur nga zgjedhjet. Sipas saj, qytetarët folën më 6 tetor 2019.

Ju pëlqen!

“Njerëzit janë lodhur e dërrmuar. Më 6 tetor u mbajtjen zgjedhjet e mira, dhe nuk shoh arsye se pse duhen zgjedhje të reja. Por nëse asgjë nuk gjendet si zgjidhje, nëse Kushtetuta e jep këtë mundësi si të fundit, atëherë do të ketë zgjedhje”, u shpreh von Cramon.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!