Sejdi Sopi

Kulmi i ndërgjegjes së vrarë njerëzore! Vogëlushes Hanife Berisha iu imponua vetëvrasja vetëm pse e kishte shqyer nga libri foton e Titos.

Para 3 vitesh, kam shkruar për historinë tragjike të kësaj vogëlushe-engjëll, nxënëse e kl. Vll-të, në shkollën tetëvjeçare “Skënderbeu” në fshatin Zarbincë, komuna e Bujanocit.

Ju pëlqen!

Në ditën e sotme, më 19 maj 1987, me t’u kthyer nga shkolla në shtëpi, u përshëndet me nënën dhe anëtarët e familjes, doli prapa shtëpisë dhe vari veten!

Shkaku: E ndjera, vogëlushja Hanife, nga libri i leximit, kishte hequr fotografinë e Titos, pasi që, e frymëzuar nga ngjarjet e kohës, në mendjen e saj ishte akumuluar urrejtje dhe ndjenjë armiqësie ndaj satrapit Tito!

Me ta parë, kujdestari i klasës, njofton drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e shkollës, të cilët, me tortura psikike e fizike dhe me kërcënime se do t’ia arrestojnë prindërit, vogëlushja Hanife, shkon në shtëpi dhe ia merr jetën vetes.

Me kërcënime e shantazhe, drejtoria e shkollës i ka detyruar prindërit e Hanifes, që rasti tragjik të mbetet në heshtje.

Viteve 1990-ta, familjarët e saj, kanë bërë disa përpjekje, për ta ngritur këtë problem në organet e kohës, por, pa sukses deri në ditët e sotme, jo vetëm nga ish mësuesit, por, tani edhe nga ndonjë ish kolege e kolegë të saj ish nxënës, për motive makabër, kanë bërë çmos që, tragjedia e kësaj vajze të mbetet në heshtje.

Para 3 vitesh, një familjar i Hanifes, përmes miqsh kërkon të kontaktojë me mua dhe kur shkova në Kosovë u takova, m’i dha të dhënat me gojë e me shkrim, ndërsa unë, postova një shkrim në FB, të cilin disa portale e botuan.

Nga disa që e kanë njohur vajzën dhe familjen e saj, ka prej tyre që punojnë në institucione në Kosovë,, kanë bërë presione të llahtarshme që ai shkrim të hiqet nga publikimet, çka edhe në shumë raste ka ndodhur!

Me sugjerimet e të afërmve të vajzës, kam hulumtuar dhe tani, posedoj të dhëna argumentuese, për t’ia deponuar hetuesisë në Kosovë, por edhe në Bujanoc.

Për dijeni! Unë atë vajzë dhe familjarët e saj nuk i kam njohur dhe s’kam kurrfarë lidhje familjare apo tjetër.

Unë vetëm dëshiroj, si njeri e si shqiptar, të angazhohem në zbardhjen e rastit dhe dihet adresa e fajtorëve që çuan në vetëvrasjen e vogëlushes Hanife Avdullah Berisha, më 19 maj 1987, nga Zarbinca e Malësisë së Bujanocit!

Njerëzit e asaj ane, më kanë thënë se, ka kohë që kanë kërkuar që: Hanife Avdullah Berisha të shpallet dëshmore e kombit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.