Disa varka të vogla peshkimi janë fundosur në det në qytetin e Vlorës.

Moti i ligë, i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha në det, raporton oranews.

Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.

Për shkak të motit të ligë lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.