TikTok është shndërruar gjatë pandemisë në një prej aplikacioneve më popullore.

Google ka fshirë miliona vlerësime negative të TikTok nga dyqani i aplikacioneve Play Store pasi vlerësimi ra nga 4.5 në 1.2 brenda natës.

Platforma e shpërndarjes së videove u pushtua nga vlerësime me 1 yll pasi një krijues Indian postoi një video shaka të një sulmi me acid.

Faizal Siddiqui kërkoi falje ndërsa TikTok fshiu kopjet e klipit. Megjithatë nuk përfundoi këtu e gjitha sepse Google ndërhy për të bllokuar vlerësimet e llogarive të rreme të kritikëve të videove.

Gjithësesi lëvizja ka pasur shumë pak efekte sepse vlerësimi mesatar i TikTok mbetet nën 2 yje. Në video shfaqet Siddiqui duke kërcënuar një grua e cila kishte vendosur të ndahej prej tij.

Në klip ai hidhte një lëng në fytyrës. Ishte ujë por makiazhi i bërë prej gruas jep efektin e dëmtimeve të fytyrës për shkak të sulmit me “acid.”

Google fshiu më shumë se 5 milionë vlerësime negative me 1 yll. TikTok është shndërruar gjatë pandemisë në një prej aplikacioneve më popullore. Blerjet brenda TikTok u rritën me 10 herë në 78 milionë dollarë ku 86.6% vinin nga Kina dhe 8.2% nga SHBA.