Rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore.

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Atë e gjejmë në ngjyrën e zezë, të kuqe dhe të bardhë

Në larminë e këtij fruti, ekspertët janë të bindur që rrushi i kuq është ndër më të shëndetshmit.

Të gjitha tipet e rrushit i përkasin të njëjtës familje botanike, por janë specie të ndryshme, ndonëse gjenden me shumicë në të gjithë botën.

Të gjitha varietetet e rrushit janë të pasur me ushqyes, minerale dhe vitamina por rrushi i kuq dhe ai i zi kanë më shumë antioksidantë.

Vlerat shëndetësore të rrushit të Kuq

Rrushtë e kuq transformohen në verë, reçelëra, marmalada apo edhe lëngje të ndryshme.

Rrushtë e kuq janë të pasur me antioksidantë siç është resveratroli dhe flavonoidë të tjerë që eliminojnë radikalet e lira dhe luftojnë plakjen e parakohshme dhe shenjat e saj.

Antioksidantët tek rrushi i kuq stimulojnë imunitetin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo edhe kancerit.

Këto kokrra të shijshme përmbajnë edhe melatoninë, një hormon që rregullon gjumin dhe ndërveprimin e hormoneve të tjera.

Si të zgjedhësh varietetin e duhur të rrushit të kuq 

Në mënyrë që të blini rrushtë me përqendrimin më të lartë të antioksidantëve dhe ushqyesve, ekspertët sugjerojnë përzgjedhjen e kokrrave të pjekura dhe në formë të plotë të rrushit.

Kokrrat nuk duhet të jenë të vyshkura apo të rrudhosura por të forta e plot shkëlqim.

Mënyra kryesore për të parashikuar ëmbëlsinë e rrushit është ngjyra. Ngjyra e kuqe duhet të jetë e thellë që të sinjalizojë ëmbëlsinë.

Nëse për një arsye a tjetër, rrushi i blerë në market rezulton të jetë jo shumë i ëmbël, atëherë lëreni rrushin të piqet edhe për dy ditë të tjera dhe më pas konsumojeni sipas dëshirës./AgroWeb