Ai tha se ishte i shqetësuar për kriptomonedhën në një periudhë afatshkurtër dukë sugjeruar një rënie të mundshme.

Bitcoin mund të arrijë vlerën 100 mijë dollarë brenda vitit parashikon CEO i kompanisë lider të kriptomonedhave Nexo.

Antoni Trnchev tha se kriptomonedha më e madhe në botë mund të ngjitet mbi 100 mijë dollarë brenda 12 muajve.

Ai tha se ishte i shqetësuar për kriptomonedhën në një periudhë afatshkurtër dukë sugjeruar një rënie të mundshme.

Nëse parashikimi i tij provohet i saktë, vlera e bitcoin do të dyfishohej. Në Janar të 2020-ës Trenchev parashikoi se çmimi i bitcoin do të ngjitej në 50 mijë dollarë deri në fund të vitit.

“Të gjithë po qeshnin me mua,” tha Ai.

Edhe pse parashikimi i tij nuk ishte plotësisht i saktë sepse vlera e bitcoin në fund të vitit ishte 29 mijë dollarë, në Shkurt të 2021 shikoi mbi 50 mijë dollarë.

Entuziastët e kriptomonedhave sot thonë se tregu është maturuar. Sot bitcoin është 40% më poshtë sesa vlera rekord prej 68,990 dollarë.